Efektive 100%, Rusia krijon vaksinën anti-covid për kafshët
Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët, tha të mërkurën vëzhguesi i sigurisë së bujqësisë në vend, Rosselkhoznadzor.
Rusia tashmë ka tre vaksina të koronavirusit për njerëzit, më e njohura prej të cilave është Sputnik V. Moska gjithashtu ka dhënë aprovim urgjent për dy të tjerë, EpiVacCorona dhe CoviVac.
Sipas mediave të huaja vaksina për kafshët, e zhvilluar nga një njësi e Rosselkhoznadzor, u emërua Carnivac-Cov. Zëvendës Shefi i Rosselkhoznadzor Konstantin Savenkov tha:
“Provat klinike të Carnivac-Cov, të cilat filluan tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera. Rezultatet e provave na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme dhe shumë imunogjene pasi të gjitha kafshët e vaksinuara zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100 përqind të rasteve. Imuniteti zgjat për gjashtë muaj pas vaksinimit, por zhvilluesit e saj po vazhdojnë ta analizojnë këtë”
Prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë që në Prill, shtoi Rosselkhoznadzor.