Efekti Haxhi Shala, anëtarë të tjerë të Nismës kalojnë në AAK
Kalimi i deputetit Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate në AAK, ka bërë që edhe figura tjera të rëndësishme të këtij subjekti t’i bashkëngjiten atij.
Sot është bërë e ditur se një pjesë e nëndegës së kësaj partie në lagjen Arbëria të kryeqytetit së bashku me ish-kryetarin Dardan Vllasa kanë kaluar në AAK. Këtë e ka bërë të ditur lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj.
“Që nga sot, ata kishin vendosur të bashkohen në familjen e Aleancës, për të vazhduar së bashku rrugëtimin politik. I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera ai, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë: