Efektet e taksës në ekonomi pas gjashtë muajve
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot organizon konferencën me temën “Taksa 100% a është ekonomike, a politike kundër Serbisë”. Me këtë rast, do të publikohet edhe një hulumtim për efektet e taksës pas 6 muajve për ekonominë vendëse.
Konferenca dhe publikimi i hulumtimit do të bëhen në zyrët e AKB-së, në Prishtinë duke filluar nga 13:00.
Theksojmë se Republika e Kosovës mori vendim dhe vuri taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në muajin nëntor të vitit të kaluar.