Edukatorja akuzohet se i ka lidhur fëmijët dhe ua ka mbyllur gojën
Autoritetet e hetuesisë në Rusi janë duke i shqyrtuar dyshimet se një edukatore e çerdhes në Siberi i ka lidhur fëmijët me litar dhe ua ka mbyllur gojën me letër ngjitëse.
Komisioni hetues e ka filluar një hetim preliminar për raportimet e keqtrajtimit të fëmijëve në një çerdhe të Omskit, i cili është kryeqytet i një rajoni që ndodhet më shumë se dy mijë kilometra në lindje të Moskës. Hetimet kanë filluar pas publikimit të disa postimeve në internet.
Besohet që dyshimet për edukatoren janë ngritur nga përdoruesit e rrjetit social “VKontakte”, në të cilin një prind i zemëruar e ka akuzuar atë për keqtrajtim të fëmijëve. Autoritetet e qytetit të Omskut kanë thënë se e dyshuara tashmë e ka lënë punën në atë çerdhe.
Pas kërkesës së paraqitur nga një prind, drejtori i çerdhes e ka themeluar një komision për t’i hetuar dyshimet për keqtrajtim. Vitin e kaluar, dyshime të ngjashme ishin ngritur edhe për dy çerdhe tjera ruse në Astrakhan dhe Saratov, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.