Edona Llalloshi lanson projektin e ri
Kënga e re mban titullin ‘U bo çka u bo’ dhe erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip i cili sjell një frymë verore dhe mjaft ritmike.
Këngëtarja ka treguar se projektin e ri të saj mund ta gjeni në aplikacionin ‘Premier Songs’.
Kujtojmë që Edona krahas përkushtimit ndaj familjes ajo iu qëndron afër adhuruesve edhe me projekte të ndryshme, dhe kënga e re padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.