Edon Zhegrova titullar në Europa League kundër Getafes
hegrova, bashkë me Xhakën, do ta nisin nga fillimi ndeshjen e sotme në Europa League që Baseli do ta zhvillojë nga ora 18:55 me Getafen.
Edon Zhegrova ka bërë paraqitje fantastike për Baselin në Zvicër në vikendin që lamë pas, edhe pse në fund vendasit morën vetëm një pikë, duke barazuar 1-1 me Xamaxin.
Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi, që shënoi për 1-1.
Përveç asistit, atij njëherë shtylla ia mohoi golin, derisa bëri lëvizje magjike në fushë duke u zgjedhur më i miri i ndeshjes dhe në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.
Paraqitja pozitive e talentit të Kosovës, e ka bindur trajnerin, Marcel Koller, që të startojë me 20-vjeçarin në Europa League.
Zhegrova do të tentojë të bëjë një tjetër paraqitje pozitive, për t’u shndërruar në një të paprekshmit në 11-she te Baseli.