Edi Rama takohet me krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg
Rama ka postuar disa fotografi derisa po bashkëbisedonte me Zuckerberg.
” Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama në postimin tij.
Në qytetin e Munihut është duke u mbajtur Konferenca e Sigurisë, ku po qëndrojnë edhe dy liderët e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi./Indeksonline/