Edi Rama fillon takimin me kreun e Nismës, Fatmir Limajn
Siç ishte paralajmëruar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me të arritur në Prishtinë ka filluar një takim me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
I shoqëruar në këtë takim, Rama është me ministrin në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj.
Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Edi Rama tregon se arriti në Prishtinë, e quan njollë turpi aktakuzën e Speciales