Edhe zyrtarisht Skender Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog
Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar edhe zyrtarisht Skender Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialog.
Këtë e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverisë, i cili tha se këtë emrin e ka bërë me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të dialogut.
“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, sot kam emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, ka thënë Hoti.