Edhe Turiqeci, filloi festen e fitores së IDEAL-it
I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u mirëpritë mbrëmë edhe në bashkësinë lokale të Turiqecit, ku edhe filloi festa e fitores së Ideal për Skenderajn.
Jashari para të para të pranishmeve në këtë bashkësi lokale prezantoi, plan programin zhvillimor qeverisës, 2021-2025.
“Faleminderit Turiqec, Faleminderit qytetarë të dashur të Idealit tonë shekullor. Para mixhës së dashur Rifat Jashari, bashkëluftëtarëve të Komandantit Legjendar Adem Jashari, bashkë me deputetin e nderuar, Bekim Haxhiu, prezantuam programin tonë zhvillimor për Skenderajn, për të rinjtë dhe gjeneratat që vijnë”, tha Jashari.
Jashari, tutje theksoi se me 17 tetor në mbrëmje do të festojmë së bashku fitoren e radhës, fitoren e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik për ne dhe gjeneratat që vijnë.
#idealpërskenderaj #ideal113