Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë
Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali.
Pas dëgjimit të tre dëshmitarëve të fundit, ZPS nuk planifikon të paraqes dëshmitarë apo prova të tjera materiale, ka bërë të ditur kështu ndihmës prokurorja Silvia D’Ascoli.
E gjatë janarit pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë të kësaj zyre.
Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre dhjetë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.
Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja./