Edhe sot e vazhdon vizitën në Kosovë, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot vazhdon ditën e dytë të vizitës në Kosovë.
Sot Basha pritet të takojë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova
Po ashtu Basha do të bëjë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Kujtojmë se në ditën e parë të vizitës (dje) Basha u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.