Edhe sonte lajm i mirë: 31 qytetarë të shëruar nga koronavirusi
31 persona kanë rezultuar të shëruar nga koronavirusi pas testimeve, ndërsa 10 raste të reja janë shënuar sot pas testimit të 250 mostrave të dyshimta.
Kështu ka bërë të ditur ministri Arben Vitia përmes ‘Facebook’.
Tutje ai ka ftuar për kujdes.
“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar ai, përcjell FaktePlus.