Edhe pse s’ka ndonjë njoftim për takim me Kurtin, Ambasadori amerikan u pa duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka qëndruar sot në qeveri.
Kosnett është parë para disa çasteve duke dalur nga ndërtesa e qeverisë, që sipas të gjitha gjasave ka pasur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit.
Kryeministri në detyrë dhe ambasadori Kosnett mbajnë takime të rregullta.
Në anën tjetër zhvillime po ndodhin edhe tek ndërtesa e Kuvendit, ku kreu i LDK-së, Isa Mustafa po zhvillon konsultime me kreun e Nismës, Fatmir Limaj në kuadër të finalizimit të kolaicionit qeverisës.