Edhe një rast tjetër me koronavirus në Serbi, ja sa arrin numri i të prekurve
Një tjetër rast i koronavirusit është konfirmuar në Serbi, ku numri i të prekurve ka arritur në 19.
Kjo u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.
Sipas Laboratorit Kombëtar të Referencës së Institutit Torlak, u testuan gjithsej 160 individë që plotësuan kriteret e përcaktimit të rasteve.
Nga raporti i fundit deri në orën 8:00 u testuan mostra të nëntë individëve, njëri prej të cilëve ishte pozitiv dhe tetë negativ për virusin, raporton Danas.