Edhe një orë dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Angli
Kosova do të përballet pas dy ditësh me Çekinë e të dielën me Anglinë, ndeshje këto që do të vendosin nëse ‘Dardanët’ do ta shkruajnë historinë duke u kualifikuar në evropianin Euro 2020.
Kompania që mirret me shitjen e biletave dhe ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin sot në ora 16:00 në shitje dhe mund të blihen në platformën online www.tiks.app.
“Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje nesër nga ora 16:00. Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”, tha dje kompania përmes një njoftimi për media.
Kujtojmë që Kosova në këto dy ndeshje do të luajë pa sulmuesin kryesor dhe lojtarin më në formë, Vedat Muriqin, i cili u lëndua, shkruan FaktePlus.
‘Dardanët’ gjenden aktualisht në vendin e tretë me 11 pikë, një më pak se Çekia dhe tre më pak se Anglia./FaktePlus