Edhe një infermiere e QKUK-së e infektuar me koronavirus
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), sot me datë 2 prill 2020, janë të spitalizuar dhe po marrin trajtimin mjekësor gjithsej 60 pacientë.
Bazuar në një publikim nga QKUK, duke cituar raportin e infektologes Sadie Namani, prej tyre me Covid -19 janë gjithsej 44 raste. E 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe një përkujdesje intensive.
Sipas Namanit, një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.
Ndërsa pas testimeve ka rezultuar se edhe një infermiere tjetër e Klinikës Infektive është infektuar nga koronavirusi, duke shkuar në 4 numri i infermiereve të infektuara.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv. Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti nga QKUK.