Edhe një i prekur nga koronavirusi në Lipjan, kryetari Ahmeti jep detaje
Edhe një person nga Lipjani ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti. Ai ka thënë se personi ka qenë i karantinuar që nga data 08.04.2020 dhe pas shfaqjës së simtomave ka rezultuar pozitiv.
Ahmeti për Insajderin ka thënë se pas rekomandimit të institutit shëndetësor do të ndërmarrin masat e nevjojshme.
“Po është e vërtetë. Personi është nga qyteti i Lipjanit, i datëlindjes, 1976. Ai ka qenë i karantinuar prej datës 08.04.2020 pasi që ka pas kontakt me një person tjetër që ka qenë i infektuar. Pas rekomandimeve të institutit shëndetësor ndërmarrin masat e nevjojshme”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, nga qyteti i Lipjanit, tani rezultojnë dy persona të infektuar me Covid-19. Po ashtu është shëruar edhe një tjetër.