Edhe një deputet i PDK-së infektohet me Covid-19
Edhe një deputet i PDK-së është infektuar me COVID-19.
Sot deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka treguar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
“Të dashur qytetarë,
Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”, ka shkruar ai.