Edhe një deputet i LDK-së shërohet nga COVID-19
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se pasi përballja e tij me COVID-19 mori fund, sot po rikthehet në familjen dhe tek miqtë e tij.
Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të bëjnë kujdes duke ruajtur vetën dhe të tjerët.
Para Hotit edhe deputetët Arben Gashi e Haxhi Avdyli, njoftuan se kanë mposhtur virusin korona, teksa vazhdon të mbetet i infektuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mirmëngjesi,
Përballja ime me virusin Covid 19 morri fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e mi të dashur.
Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe.
Covid 19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur vehtën keni ruajtur edhe të tjerët.
Bashkë do t’ia dalim!