Edhe një aktivitet i radhës nga Komuna e Skenderajt
Qendra Rinore Publike Skenderaj ka lëshuar një njoftim, ku se bashku me komunën e Skenderajtdo të organizojnë turne në Beach Volley në dy kategori për femra dhe meshkuj.
Sipas këtij njoftimi vendet e para do të fitojnë nga 300 euro, ato të dyta nga 200 dhe vendet e treta nga 100 euro.
Më poshtë e japim njoftimin e plotë të kësaj faqeje:
Njoftim!
Komuna e Skenderaj – DKRS-ja, në bashkëpunim Qendra Rinore Publike organizojnë: Turne në Beach Volley në dy kategori, Femra dhe Meshkuj.
Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00 më dt; 16 Gusht, kurse aktiviteti fillon në ora: 12:00 me datën 16, 17 dhe 18 Gusht 2019, në sheshin “Adem Jashari” Skenderaj
Shpërblimet për tri vendet e para në dy kategoritë F&M:
Vendi i parë M: 300 €
Vendi i parë F: 300 €
Vendi i dytë M: 200 €
Vendi i dytë F: 200 €
Vendi i tretë M: 100 €
Vendi i tretë F: 100 €
Paraqitjet e ekipeve bëhen deri më datën 16 Gusht ora: 11:00, në zyrën e Qendrës Rinore në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina “Skenderaj, ose në e-mail: [email protected], [email protected], mob: +383 44 383 954, +38349193143, dhe +38344193575
Ftojmë ekipet nga Kosova dhe më gjerë.
Paraqitjet për ekip 20€
Ky aktivitet përkrahet nga:
Komuna Skenderaj- DKRS-ja, Federata e Volejbollit të Kosovës, Agjencia e pavarur e lajmeve KosovaPress.