Edhe një aderim në AAK
Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, i është bashkuar Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se bashkë me të do të punojnë për Kosovën e fortë në ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shëndetësi.
“Figura të respektuara të shoqërisë, çdo herë e më shumë po e përkrahin konceptin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për Kosovën 100 % shtet.
Sot, AAK-së iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar në vend.
Bashkë, do të punojmë për Kosovën e fortë në ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shëndetësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.