Edhe në fshatin e kryeministrit del bari në asfalt
Shtrimi i dobët i rrugëve nëpër Kosovë kohëve të fundit ka nisur të shpërfaqet me të madhe. Përpos gropave të cilat bëhen pak muaj pasi të asfaltohet një rrugë, në to ka nisur të dal edhe bari.
Siç shihet në disa pamje të publikuara nga deputeti Milaim Zeka të një rruge në fshatin Gllogjan, prej nga vjen edhe kryeministri Ramush Haradinaj, shihet se si bari ka dal në mes të asfaltit vetëm gjashtë muaj pas asfaltimit të kësaj rruge.
“Pamje nga rrugët e fshatit Gllogjan. Po me pyet nje qytetar: A ju vjen marre more? Para pese muajsh u shtru ky asfalt, shikojeni sot?!!!”, ka shkruar Zeka në rrjetin social Facebook. /FaktePlus