Edhe Mustafa uron Grenellin
Pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, kanë ardhur edhe reagimet e para nga udhëheqësit politik në Kosovë.
Pas presidentit Thaçi dhe zëvendëskryeministrit Hoti, Grenellin e ka uruar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se është i bindur që ambasadori Grenell do të vazhdojë të udhëheq proceset e rëndësishme për Kosovën.
Congratulations @RichardGrenell for being appointed by President @realDonaldTrump to lead National Intellegence. I am strongly convinced that you will continue to lead important processes for #Kosovo too, including your plan for economic development & dialogue. https://t.co/X7VoMqbQ5P
— Isa Mustafa (@IsaMustafaKS) February 20, 2020
“Urime ambasador Richard Grenell për emërimin tuaj nga presidenti Donald Trump për të udhëhequr Inteligjencën Kombëtare. Jam i bindur se ju do të vazhdoni të udhëhiqni procese të rëndësishme edhe për Kosovën , përfshirë planin tuaj për zhvillimin ekonomik dhe dialogun”, ka shkruar Mustafa.