Edhe ministri Shala thotë se nuk ka krizë humanitare në Veri
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se nuk ka krizë dhe shqetësim për mungesë të produkteve ushqimore në veri të vendit.
Ai tha se atje nuk ka krizë humanitare dhe se Serbia po inskenon.
“Në veri nuk ka krizë humanitare, të gjitha pikat kufitare janë të hapura dhe lejohet hyrja në mënyrë ligjore dhe me informatat nga inspektorët nuk ka shqetësim për mungesë të produkteve ushqimore në atë pjesë. Ne si Qeveri kemi informata që organizma të Serbisë janë të interesuara që përmes disa pikave shitëse në veri të simulojnë kinse në disa pika në atë pjesë nuk ka produkte, të sjellin reagim për kinse një krizë humanitare, nuk do të lejojmë të ketë krizë pasi ne si Qeveri nuk do ta lejojmë këtë”, Shala, raporton Eo.