Edhe Maloku pjesë e kryesisë së LDK-së
Deputetja e deritanishme nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, është një nga nëntë gratë që sot janë zgjedhur në kryesi të partisë.
Zgjedhjen e saj bashkë me të tjerët e ka njoftuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa edhe Maloku ka shkruar në Facebook pak minuta pasi përfundoi mbledhja e kryesisë.
“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nga sot më është besuar mandati i anëtares së Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Maloku.