Edhe Madeleine Albright dekorohet me Urdhrin e Lirisë
Edhe ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright është dekoruar sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi me Urdhrin e Lirisë, për kontributin e saj dhënë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Gjatë marrjes së kësaj dekorate, mikja e madhe e shqiptarëve Madeleine Albright ka thënë se është krenare me shtetin e Kosovës dhe ndjehet e nderuar me këtë çmim që po e merr sot në 20 vjetorin e çlirimit.
Kjo dekoratë ish-sekretares i është dhënë në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, me ç’rast për kontributin e saj në kryeqytet do të zbulohet edhe një bust për të.
Dje me Urdhrin e Lirisë është dekoruar edhe ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.