Edhe lojtarët e Dukagjinit rezultojnë negativ me koronavirus
Dukagjini i Klinës ka bërë me dije se futbollistët dhe i gjithë stafi i klubit janë testuar për coronavirus nga ekipet mjekësore të IKSHPS-së dhe asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Lajmi i mirë është se nga rezultatet e pranuara nga IKSHPK, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar NEGATIV, pra lojtarët janë me shëndet të mirë dhe normalisht do të vijomë me seancat stërvitore ashtu siç është planifikuar”, njofton Dukagjini.