Edhe Konjufca ndan gjysmën e rrogës për luftimin e koronavirusit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti për ndarjen e gjysmës së rrogës së tij në luftimin e pandemisë Covid-19.
Konjufca këtë vendim e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook duke falenderuar edhe mërgatën që ka ndihmuar me të holla, shkruan FaktePlus.
Shkrimi i tij i plotë:
Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19.
Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë.