Edhe koalicioni Nisma-AKR me dy emra të rinj në dhjetëshen e parë
Sikurse subjektet tjera edhe koalicioni Nisma-AKR ka bërë publike listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në mesin e atyre që kanë garuar më parë, ky koalicion i ka futur në dhjetëshen e parë edhe dy emra të rinj.
Bëhet fjalë për Endrit Shalën dhe Shqipe Kupinën të cilët kandidojnë në listën e përbashkët të koalicionit Nisma-AKR, përcjell FaktePlus.
Ndërsa, të gjithë të tjerët janë po ata emra të cilët kanë qenë edhe pjesë e legjislaturës së kaluar.
Lista e dhjetëshes së parë të koalicionit Nisma-AKR:
Fatmir Limaj
Behgjet Pacolli
Albulena Balaj
Bilall Sherifi
Islam Pacolli
Mirlinda Sopi – Krasniqi
Zafir Berisha
Endrit Shala
Shqipe Kupina
Haxhi Shala./FaktePlus