Edhe Irlanda pezullon përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca
Përdorimi i vaksinës Oxford-AstraZeneca është pezulluar në Irlandë.
Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizim ka rekomanduar këtë veprim pas ngjarjeve në Norvegji ku disa persona që ishin vaksinuar me këtë lloj të vaksinës patën mpiksje të gjakut.
Ministri i Shëndetësisë në Irlandë, Stephen Donnelly, ka thënë se ky është një “hap paraprak”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinimit dhe rrezikut në rritje të zhvillimit të mpiksjes së gjakut.
Javën e kaluar, Danimarka dhe Norvegjia e pezulluan përdorimin e vaksinës.
Të premten, OBSH-ja ka thënë se shtetet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës nga frika se mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë.
Më shumë se 110.000 doza të vaksinës AstraZeneca janë dhënë në Irlandë, që është rreth 20 % e të gjitha dozave të dhëna deri tash.