Edhe IKSHPK-ja, demanton lajmin që në Kosovë ka koronavirus
Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka demantuar lajmin e disa mediave që në Kosovë është shënuar rasti i parë me koronavirus.
Ky insitutit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.
Sipas IKSHPK-së, deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.
Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK.
Sikurse edhe ditëvë të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre./FaktePlus
S’është e vërtetë – Nuk ka të infektuar me koronavirus në Kosovë