Edhe dy të vdekur nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë dhe 31 raste të reja infektimi
Në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 31 persona të tjerë janë prekur me Covid-19, ndërsa dy vdekje u regjistruan në 48 orët e fundit.
Kështu ka njoftuar specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq.
Të dy personat e vdekur janë nga komuna e Zveçanit dhe kishin sëmundje shoqëruese. Një person ndërroi jetë dje, dhe tjetri pardje.
“Nga 60 persona që u testuan të shtunën, 18 korrik – 31 persona rezultuan si të sëmurë me Covid-19”, tha mjeku Antonijeviq.
Nuk ka raportuar raste të shërimit në 24 orët e fundit, raporton Radio Kontakt Plus.
Gjithsej 112 persona u shtruan në spital me një test pozitiv PCR.