Edhe dy të vdekur nga COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë
Në 24 orët e fundit, dy persona të tjerë të prekur me COVID-19 kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 15 raste të reja u regjistruan, ndërsa 16 persona u shëruan.
Këtë e bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq.
Aktualisht janë 528 raste aktive, ndërsa 126 persona janë shëruar, raporton Radio Kontakt Plus.
Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 27 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë.