Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive testohen pozitiv me koronavirus
Janë testuar pozitiv edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK me koronavirus Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar sot infektologu Prof. Salih Ahmeti duke thënë se infermieret janë testuar pozitiv gjatë ditës së djeshme.
“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv. Numri i infermiereve ka shkuar në tre. Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë, por fatmirësisht janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ahmeti për gazetën Shneta.
Në nivel të Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermierë dhe 2 mjekë.
Kujtojmë se në një intervistë, infektologu Ahmeti ditë më parë ka treguar se stafi mjekësor janë të rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka thënë se është i bindur se do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë me sukses.