Edhe deputeti i VV-së përshëndeti me dorë e grusht protestuesit nga objekti i Kuvendit
Kryeministri Albin Kurti doli sot në ballkonin e Qeverisë dhe përshëndeti protestuesit. Ata e brohoriten duartrokiten. Veprimi i tij u komentua shumë dhe nga kundërshtarët e tij u krahasua si pamja e njëjtë me disa diktatorë, qoftë ai Enver Hoxha apo Stalini.
Por nuk ishte vetëm Albin Kurti që beri një veprim të tillë. Deputeti Mefail Bajqinovci nga një ballkon i Kuvendit përshëndeti me grusht e me dorë protestueset. Fotografitë i ka postuar në faqen e tij në Instagram.
Nuk dihet nëse i ka bërë para apo pas Albin Kurtit, shkruan Reporteri.
Sipas VV-së në protestë morën pjesë rreth 5 mijë persona.