Edhe AKR kërkon miratimin e ligjit anti-COVID
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se Ligji anti-COVID-19 duhet ë hyjë urgjentisht në miratin nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli ka kërkuar thënë pandemia është rasti më i mirë për të qenë politika kosovare së bashku.
Ai tutje thekson se nuk fitohen poena politik duke fajësuar njëri tjetrin.
“ Ligji anti-COVID duhet të vijë urgjentisht në sallën e Kuvendit ashtu si e kërkon Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. Le t’i lejmë mënjanë sherret, llogaritë kur COVID-19 është ulur këmbëkryq dhe mes deputetëve. Ta përkryejmë nëse është nevoja, por të jemi të përgjegjshëm. Pandemia është rasti më i mirë me qenë bashkë politikisht! Nuk fitohen poena politike duke fajësuar shoqishoqin! Ka probleme kushtetuese, financiare, koordinimi që duhen adresuar! Koha nuk pret!”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe edhe PDK ka kërkuar miratimin e Ligjit anti-Covid-19/FaktePlus