Edhe 30 raste në Vushtrri, kryetari Tahiri jep detaje
Vetëm sonte, në këtë komuna janë konfirmuar edhe 30 raste të reja me virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë, ka folur edhe kryetari i komunës, Xhafer Tahiri. Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se të gjitha rastet e konfirmuara janë të kontaktit.
Ai po ashtu ka thënë se arsyeja pse sonte ka pasur raste më shumë, është se kanë pranuar rezultatet e testimeve të dy ditëve të fundit.
Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sonte janë konfirmuar 30 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Ky numër kaq i madh i rasteve pozitive ndërlidhet edhe me faktin që sot kemi pranuar rezultatet e testimeve të 2 ditëve të fundit, të gjitha janë raste të kontaktit.
Të dashur qytetarë, situata me Covid 19 në qytetin tonë dhe në krejt Kosovën është serioze. Shtabi Emergjent Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK. Secili anëtar i Shtabit dhe secili institucion po japin maksimumin e mundësive të tyre. Inspektoret sanitar do të mbyllin secilin lokal a biznes që nuk i përmbahet protokollit të IKSHPK për mbrojtje nga përhapja e Covid 19.
Secili kemi përgjegjësi personale së pari të ruajmë vehtën, familjen tonë dhe shëndetin publik.
Unë kam besim tek Ju, bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë.
Shtabi Emergjent bashkë me IKSHPK po mbyllim qarkun e kontakteve, prandaj në ditët në vijim presim rënie të numrit të infektuarve. Nje numer i madh i rasteve e kane kaluar kohëzgjatjen e zakonshme te semundjes, ata presin ritestimin per ta verifikuar sherimin e tyre. Të gjithë të prekurve ju urojmë shërim të shpejtë.
Ju LUTEMI është kohë pandemie, të gjithë të jeni të kujdeshëm, të përdorni maskën, të mbani distancën dhe higjenën personale.