Ecja për liri dhe zbulimi i bustit të Albright
Ish- presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish- sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, nën përcjelljen e udhëheqësve kosovarë, kanë ecur në sheshet e Prishtinës në atë që po quhet “Ecja e Lirisë”.
Ata këtë ecje po e realizojnë pas tubimit qendror që u mbajt prej orës 11:00 në sheshin “Skënderbeu”.
“Ecja për liri”, ka nisur nga ora 14:00 për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, ku edhe është bërë përurimi i bustit të ish-sekretares Albright.
Shumë qytetarë kanë ecur bashkë me liderët amerikanë, derisa nuk janë ndalur thirrjet “USA”, si dhe emrat e Clintonit dhe Albrightit.
Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë edhe në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.