E vrau motrën duke e masakruar me thikë, gjykata vendos për vrasësen ruse
Elizaveta Dubrovina, 22-vjeçare, është dënuar me 13 vjet burg për shkak se u shpall fajtore për vrasjen e motrës së saj duke e goditur 189 herë me thikë, në krimin që ndodhi 3 vite më parë në St.Petersburg të Rusisë.
Elizaveta e kishte goditur motrën e saj 17-vjeçare me thikë në kokë, këmbë, kraharor e në qafë e po ashtu ia kishte prerë njërin vesh dhe ia kishte nxjerrë sytë. Stefania e cila ishte modele, kishte vdekur pas plagëve të shumta e humbjes së gjakut.
Elizaveta pas krimit ishte dërguar në një spital psikiatrik ndërsa institucionet kanë vendosur që ajo nga tani është e gatshme për ta kryer dënimin shkruan DailyMail, përcjell FaktePlus.
Hetimet tregojnë se ajo e kishte bërë këtë veprim pasi kishte një marrëdhënie armiqësore me të motrën./FaktePlus