E trishtë/ Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje sot në Pejë
Elvis Mekaj, 26 vjeç nuk arriti t’u mbijetojë dot plagëve që mori nga thika gjatë një përleshjeje sot në lagjen “Fidanishte”, në Pejë.
Ai ndërroi jetë në Spitalin e Pejës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë pas rastit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.
“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Sinjalit se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën penale “Vrasje”, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprën “Lëndim trupor”.