E tmerrshme: Vajza e fshehu trupin e nënës së vdekur në dollap për plot dy javë
Është e pamundur që mendja njerëzore të kuptojë atë që ndodhi natën e kaluar, në Kallithea, kur u zbulua se një grua 58-vjeçare e mbajti kufomën e nënës së saj të mbyllur në dollap për tre javë të tëra.
Sipas dëshmive të fqinjëve, 58-vjeçarja, e cili u transferua sot me urdhër të një prokurori në një institucion psikiatrik, kishte përjetuar që në një moshë shumë të re, fytyrën e vështirë të jetës.
Të gjithë e përshkruajnë atë si një krijesë të torturuar, e cila u bë viktimë e abuzimit seksual brutal nga babai i saj dhe me nënën që nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.
Siç thuhet kur u rrit ajo u transferua në Rodos, ku punoi dhe u kthye në shtëpinë e vet, kur u informua se babai i saj kishte vdekur. Fqinjët e kujtojnë si një grua që pikturonte zemra në muret e jashtme të shtëpisë, përshëndeste njerëzit dhe ulej me orë të tëra në një cep të caktuar të çatisë.
Shumë herë ajo futej edhe në debate të nxehta me nënën e saj 92-vjeçare, deri në atë pikë sa e nxori jashtë shtëpisë. 58-vjeçarja, pasi u gjet në dollap trupi i 92-vjeçares, në dëshminë e saj i tha policisë se nëna e saj vdiq nga shkaqe natyrale në 7 korrik dhe se ajo nuk kish informuar askënd pasi nuk kishte para për varrosjen e saj.
Sidoqoftë, ekzaminuesi mjekësor pritet që sot të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së gruas së moshuar.
Sipas informacioneve të tjera, 58-vjeçarja deklaroi se nuk mund të përballonte të varroste nënën e saj dhe për këtë arsye e mbajti në dollap!
Ajo që është e sigurt është se ekzaminimi mjeko-ligjor do të japë përgjigje pasi nuk është përjashtuar edhe mundësia e një vepre penale.