E thotë Qeveria: Ata që nuk hyjnë në karantinë, do të dënohen
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme e cila si temë diskutimi kishte virusin COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar masat parandaluese që do mirren në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi.
Ndër të tjera ministri Vitia, njofton se mos zbatimi i masave parandaluese është i dënueshëm sipas ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
“Në rast se persona të caktuar nuk mund te vetëkarantinohen, rekomandohet të hyjnë në karantina të përbashkëta të caktuara nga qeveria e Republikës së Kosovës.”, ka thënë ai.
Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.