E thjesht dhe pa grim, këngëtarja shqiptare mahnit me dukjen
Përveç që ka një vokal të jashtëzakonshëm, Arilena Ara njihet edhe për fizikun.
Këngëtarja e famshme shqiptare, nuk heziton që herë pas here të shfaqet edhe e thjeshtë dhe pa pikë grimi.
Kështu ka vepruar edhe në një postim të radhës që ka publikuar në Instagram, ku ajo u shfaq më e bukur se asnjëherë më parë.
E veshur në një bluzë të bardhë dhe flokë të gjata bionde, Arilena shkëlqente në paraqitje.
Ndryshe, projekti i saj i fundit është “A i sheh” të cilin e solli në bashkëpunim me Alban Skenderaj.