E shkel këmbësoren dhe ikë
Një person e ka goditur këmbësoren dhe i ka shkaktuar lëndime trupore dje në qytetin e Mitrovicës.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij, ndërsa e lënduar pas tretmanit është liruar për në shtëpi.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër K/shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e njëjta ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga Policia” thuhet në komunikatë.