E rrallë, stuhi dëbore në Egjipt
Deti i Kuq i Egjiptit zakonisht është një destinacion i ngrohtë për ditët e ftohta të dimrit, por këtë herë është ndryshe.
Turistët europianë që kanë zgjedhur Egjiptin për pushime janë përballur me një stuhi dëbore.
Videot e bëra virale në rrjete sociale tregojnë pamjet e rralla të rënies së dëborës në Egjipt.
Situata pandemike ka ndikuar në industrinë e turizmit në vend që zë në total 5% të GDP-së së shtetit.