E rrallë: Dhëmbi i 13 vjeçarit po rritej në testikulin e tij
Një djalë adoleshent ka pasur një operacion të rrallë, pasi mjekët gjetën një dhëmb që po rritej brenda testikujve të tij.
Mjekët u tronditën kur gjetën dhëmbin që ishte rritur në testikulin e djalit 13 vjeçar në vend të gojës së tij.
Mjekët rusë fillimisht kishin frikë se ishte një tumor por u habitën kur skaneri tregoi tjetër gjë. Dhëmbi u hoq në spitalin e fëmijëve ne Moskë dhe mjekët thanë se operacioni i nxënësit ishte i suksesshëm.
Operacioni u krye nga kirurgu Dmitry Tarusin, një urolog i fëmijëve.