E rrahu e bëri për spital gruan, arrestohet burri nga Malisheva
Rastet e dhunës në familje kanë filluar të bëhen një dukuri shqetësuese në Kosovë, kjo duke u bazuar në rastin ku një Polic kishte mbetur i vdekur në Zhur të Prizrenit, derisa e gjithë ngjarja kishte filluar si pasoj e dhunës në familje.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën rreth orës 20:00, ku një person është arrestuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bahskëshortes së tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.