E rrahë të dashurin, pasi refuzoi që t’ia hapte telefonin për t’i parë mesazhat
Momenti qesharak kur një grua rrahë të dashurin e saj, derisa njëherësh tenton t’ia hapë telefonin me Face ID (identifikim fytyre), është kapur në kamera.
Në videon e siguruar nga dëshmitarët, njofton Daily Mail, gruaja shihet duke tentuar që ta vendosë telefonin pranë fytyrës së burrit, derisa të dy po qëndronin në një ulëse të parkut, transmeton lajmi.net.
Burri, i cili dyshohet të jetë i dashuri i saj, tregon fleksibilitetin e tij, duke bërë manovra për t’i larguar gruas ndërsa qëndronte ulur.
Videoja ka grumbulluar më shumë se 480,000 pëlqime që kur u nda nga @EliiDaRuler në Twitter.
Është e paqartë ende se ku ka ndodhur incidenti, por dyshohet të ketë qenë në SHBA.