E papritur: Barcelona shet Griezmannin
Aventura e Antoine Griezmann te Barcelona mund të zgjas vetëm një sezon.
Barcelona mund ta përdorë francezin si një ofertë të mirë për PSG-në, për të rikthyer Neymarin në ‘Camp Nou’ verën e ardhshme.
Lojtari që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro ka pranuar se pak është duke folur me Lionel Messin, dhe kjo gjendje mund të jetë shtytje për katalanët për të tentuar përfshirjen e tij në një marrëveshje me PSG.
Sipas ‘Le10Sport’, Messi – Griezmann si dyshe ende nuk është duke funksionuar, dhe kjo mund të bëjë që Barcelona të rikthej sërish vëmendjen e tyre te Neymar, për një ribashkim në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Neymar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, por ishte larguar në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro në drejtim të PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.